Bota
Trump rrit presionin mbi Senatin për ndërtimin e murit
Presidenti amerikan, Donald Trump rriti sot presionin mbi senatorët republikanë për të evituar ndonjë të papritur mbi financimin urgjent të murit në kufirin me Meksikën, gjatë një votimi që pritet zhvillohet këtë javë, duke kërkuar njëkohësisht më shumë se tetë miliardë dollarë shtesë për vazhdimin e ndërtimit të tij.
Senati amerikan do të votojë, duke filluar nga e mërkura, mbi një rezolutë të propozuar nga demokratët për të anuluar procedurën e “urgjencës kombëtare” të dekretuar nga presidenti republikan për të financuar këtë mur, që synon të frenojë imigracionin klandestin, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.
Ky votim, nëse do të ishte pozitiv, do të shënonte miratimin përfundimtar të rezolutës demokrate, që është miratuar ndërkohë nga Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar Lahaj flet për rrugëtimin e tij drejt skenave më prestigjioze ndërkombëtare, për Fondacionin Rame Lahaj si... -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











