Lajme
Trump publikon planin për paqe në Lindjen e Mesme
Presidenti amerikan Donald Trump bëri sot publik planin e paqes në Lindjen e Mesme duke bërë thirrje për një zgjidhje me dy shtete.
Plani i presidentit amerikan për Lindjen e Mesme parashikon Jeruzalemin Lindor si kryeqytet palestinez dhe hapjen e ambasadës amerikane atje.
Trump u zotua se asnjë palestinez nuk do të largohej duke thënë se ai kishte bërë “shumë” për Izraelin, por edhe se duhej të ishte i drejtë edhe me palestinezët.
“Është shumë e arsyeshme që duhet të bëj shumë për palestinezët…, përndryshe nuk do të ishte e drejtë”, tha ai.
Trump thotë se Jeruzalemi do të mbetet “kryeqyteti i pandarë” i Izraelit sipas planit të tij të Lindjes së Mesme.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se plani i tij i Lindjes së Mesme për të çuar palestinezët drejt shtetësisë do të përfshinte stimuj ekonomikë siç janë dyfishimi i rritjes ekonomike dhe ulja e papunësisë.
Trump gjithashtu tha se territori që ai do të ndajë për një shtet palestinez, nuk do të zhvillohej nga Izraeli për katër vjet.
“Nëse ata e bëjnë këtë, do të funksionojë”, tha Trump.
Presidenti Trump u ka bërë thirrje kombeve me shumicë myslimane që të mbështesin planin e tij për një zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme.
“Ka ardhur koha që bota myslimane të rregullojë gabimin e bërë në vitin 1948”, tha Trump duke iu referuar refuzimit për të njohur Izraelin.
“Amerika është e gatshme të punojë me të gjitha palët”, theksoi ai duke shtuar se kishte marrë mbështetje nga e gjithë bota dhe se disa shtete të Gjirit kishin dërguar ambasadorët e tyre në Shtëpinë e Bardhë me rastin e zbulimit të këtij plani, shkruajnë mediat botërore, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













