Ukraina
Zelensky: Ukraina, e gatshme për status neutral për të vendosur paqen
Ukraina mund të shpallet një shtet neutral, pa armë bërthamore dhe t’i ofrojë garanci të tjera sigurie Rusisë për të vendosur paqen “pa vonesë”, tha Presidenti Volodymyr Zelenski, para fillimit të një raundi tjetër negociatash.
Gjatë një interviste me median ruse, Presidenti Zelensky theksoi se përparësia e Ukrainës është të mbrojë sovranitetin dhe tërësinë e saj territoriale, për të mos lejuar copëtimin e vendit, gjë që mund të jetë një prej qëllimeve të Moskës, sipas zyrtarëve ukrainas dhe perëndimorë.
Rusia ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga kërkesa për t’u bashkuar me NATO-n, që Moska e sheh si kërcënim.
Presidenti Zelensky tha se çështja e neutralitetit, që Ukraina të mos bashkohet me NATO-n, ose aleanca të tjera ushtarake, mund të hidhet në referendum pas tërheqjes së trupave ruse. Ai shtoi se vetëm një takim i drejtpërdrejtë me udhëheqësin rus mund t’i japë fund luftës.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të hënën se dy presidentët mund të takohen, por vetëm pasi elementët kryesorë të një marrëveshjeje të mundshme të jenë negociuar. Takimi është i nevojshëm nëse ka qartësi për të gjitha çështjet kryesore, tha zoti Lavrov në një intervistë për shtypin në Serbi.
Një raund i ri bisedimesh pritet të zhvillohet në Stamboll. Palët pritet të mbërrijnë atje të hënën në mbrëmje.
Bisedimet e mëparshme, të zhvilluara me video-konferenca, nuk kanë arritur t’i japin fund luftës që hyri në muajin e dytë, duke shkaktuar mijëra të vrarë dhe mbi 10 milionë ukrainas të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, me 4 milionë që janë larguar nga vendi.
Trupat ruse nuk po bëjnë ndonjë përparim, por bombardimi i qyteteve ukrainase ka vazhduar pa ndërprerje.
Një rezistencë më e fortë ukrainase se ç’pritej, e ndihmuar edhe nga furnizimet me armë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të tjerë perëndimorë, i ka bllokuar forcat ruse.
Moska thotë tani se synimi i saj është të kontrollojë të gjithë rajonin lindor të Donbasit, i cili ka qënë pjesërisht nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Moska që nga viti 2014.
Kyrylo Budanov, kreu i shërbimeve të zbulimit të Ukrainës, thotë se Rusia kërkon ndarjen më dysh të Ukrainës, duke bërë një krahasim me Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut./VOA
Të ngjashme
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë pritet të përmbyllet më 17 maj. Sipas të dhënave...
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
Jeta në Austri
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri? Gjithnjë e më shumë njerëz po lëvizin në Austri nga jashtë, ndërsa të tjerë mund të...
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë
-
Bildungskarenz: Çfarë duhet të dini për marrjen e fondeve shtetërore austriake për arsimim të mëtejshëm?