Bota
Trump pritet të tërheqë 7,000 trupa nga Afganistani
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump është duke planifikuar tërheqjen e mijëra trupave nga Afganistani, kanë raportuar mediat amerikane.
Në disa raportime, duke u cituar zyrtarë anonimë është thënë se rreth 7000 trupa, apo më shumë se gjysma e prezencës ushtarake amerikane në këtë shtet, do të kthehen në shtëpi brenda disa muajve.
Këto raportime kanë ardhur vetëm një ditë pasi presidenti Trump ka njoftuar për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.
Një ditë më parë, përkatësisht të enjten Jim Mattis ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes.
Raportimet për zvogëlim të konsiderueshëm të numrit të trupave kanë qarkulluar edhe të enjten, mirëpo ato nuk janë konfirmuar nga zyrtarët amerikanë për Mbrojtje, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Analistët kanë paralajmëruar se një tërheqje e tillë mund të ketë ndikim “shkatërrues” dhe mund t’iu krijojë talibanëve idenë e fitores propaganduese.
Talibanët, që janë pjesë e lëvizjes së ashpër islamiste kanë kryer sulme të shumta vetëvrasëse dhe sulme tjera kundër qeverisë dhe shënjestrave tjera në Afganistan.
Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 1 trilion dollarë në Afganistan prej kur koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja ka rrëzuar talibanët nga pushteti më 2001.
Kjo njëherësh njihet edhe si lufta më e gjatë e Amerikës.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











