Lajme
Trump përgatit “listën e kuqe”, shtetasve të disa vendeve mund t’u ndalohet hyrja në SHBA
Administrata Trump po punon për finalizimin e një ndalimi të udhëtimit që do të ndalonte qytetarët nga një “listë e kuqe” e vendeve të hyjnë në SHBA.
Ndalimi do të binte nën një urdhër ekzekutiv, të nënshkruar nga presidenti më 20 janar, të titulluar “Mbrojtja e Shteteve të Bashkuara nga terroristët e huaj dhe të tjerë“, që synon të adresojë “kërcënimet e sigurisë kombëtare dhe të sigurisë publike”.
Bëhet e ditur se urdhri pretendon se do të mbrojë qytetarët amerikanë nga “të huajt që synojnë të kryejnë sulme terroriste, të kërcënojnë sigurinë kombëtare, të përkrahin ideologjinë e urrejtjes ose të shfrytëzojnë ligjet e imigracionit për qëllime keqdashëse”.
Trump i dha Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, Prokurorit të Përgjithshëm Pam Bondi, Sekretarit të Sigurisë Kombëtare Kristi Noem dhe Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard një afat prej 60 ditësh nga urdhri – në rreth dy javë – për të identifikuar vende të tilla dhe për të miratuar ndalimin.
Sipas raporteve, drafti identifikon vendet e “listës së kuqe” si Sudani, Venezuela, Somalia, Siria, Jemeni, Irani, Libia, Kuba dhe Koreja e Veriut – të cilat Trump më parë i ndaloi ose i kufizoi – që të ndalohen të udhëtojnë në SHBA.
Ndërsa Pakistani dhe Afganistani pritet të shtohen në listë, shkruan yahoonews.
Vendet e koduara si “portokalli” do të kenë akses të kufizuar, por jo plotësisht të ndaluar, dhe vendet “e verdha” do të kenë 60 ditë për të adresuar çdo “mangësi” përpara se të përballen me kufizime.
Është e paqartë nëse ata me viza të vlefshme do të humbasin hyrjen e tyre të lejuar në SHBA.
Cilat vende i ndaloi Trump herën e fundit?
Në vitin 2017, gjatë mandatit të parë të Trumpit, presidenti krijoi një sërë ndalimesh ndaj qytetarëve nga vendet me shumicë myslimane.
Ata nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni u ndaluan për 90 ditë, refugjatët për 120 ditë u bllokuan dhe udhëtimi nga Siria u pezullua.
Sa zgjati ndalimi?
Ndryshe, presidenti Joe Biden anuloi raundin fillestar të ndalimeve të udhëtimit kur ai mori detyrën më 20 janar 2021.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA Studentja shqiptare e Drexel University College of Medicine do të diplomojë në pranverën e vitit 2026... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












