Lajme
Trump: Po ta dëgjoja Boltonin, do të ishim në Luftën e Gjashtë Botërore
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ish-këshilltari i tij për Siguri Kombëtare, John Bolton, do ta çonte vendin në Luftën e Gjashtë Botërore nëse do të qëndronte në atë pozitë.
Trump këtë koment e ka bërë në mes të kritikave nga Bolton, si përgjigje mbi raportimet se ky do ta botojë një libër që do të shkojë në dëm të mbrojtjes së kreut të Shtëpisë së Bardhë lidhur me rastin e padisë ndaj tij, shkruan Euronews.
“Për dike që nuk mori miratimin si ambasador në OKB, nuk mund të merrte miratim për asgjë, por m’u “lutë” për një punë pa miratimin e Senatit, të cilën unë ia dhashë, pavarësisht se më thoshin “mos zotëri”, ka thënë Trump.
“Kishte shumë gabime në gjykim dhe u pushua nga puna, pasi që sinqerisht nëse do ta dëgjoja, ne do të shkonim në Luftën e Gjashtë Botërore dhe tash shkruan libër me të pavërteta. E gjithë Siguria Kombëtare e klasifikuar. Kush do ta bënte këtë?”, është shprehur Trump, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen Filmi i shkurtër “Prej 6-ve në 5” është përzgjedhur në garën ndërkombëtare të edicionit të 72-të... -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












