Lajme
Trump, pas sulmeve të Iranit: Do t’u përgjigjemi sërish
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një deklaratë pas sulmeve të Iranit mbi dy baza të Amerikës është shprehur se do t'u përgjigjet sulmeve të tyre, si dhe do të ketë sanksione të mëdha ekonomike.
Trump u shpreh:
Ditët e fundit Solemeini po planifikonte sulme të tjera dhe objektivat ishin amerikane, por ne e ndalëm atë.
Duart e Solemeinit ishin të përlyera me gjak amerikan dhe iranian. Ai duhej të ishte ekzekutuar para shumë kohësh.
Duke hequr Solemeinin, ne kemi dërguar një mesazh të rëndësishëm tek terroristët që të vlerësojnë jetën e tyre dhe të mos rrezikojnë jetën e njerëzve tanë.
Ne do të shikojë dhe do të vlerësojmë që t’u përgjigjemi sulmeve të Iranit, SHBA-ja do të vendosë sanksione ekonomike mbi regjimin e Iranit. Këto sanksione të fuqishme do të mbeten deri në momentin që ata ndryshojnë qëndrim.
Në marrëveshjen nukleare të 2013-ës Iranit i janë dhënë 150 bilionë dollarë, për të mos përmendur 1.8 bilion në kesh. Në vend që të na falënderojnë, ata brohorasin ‘vdekje Amerikës’, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026













