Lajme
Trump paralajmëron rikthim të shpejtë në fushatë, thotë se ndihet mirë

Presidenti i Shteteve të Bashkura, Donald Trump, i cili po trajtohet për sëmundjen COVID-19 në një spital ushtarak pranë Uashingtonit, tha se ndihet “shumë më mirë” dhe se shpreson se “do të kthehet së shpejti”, për të përfunduar fushatën, përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch
Në një video 4-minutëshe të postuar të shtunën në Twitter, Trump tha se ditët e ardhshme do të jenë “prova e vërtetë”, ndërsa i falënderoi të gjithë në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën për mbështetjen e tyre.
“Ne do ta mundim këtë koronavirus”, tha Trump, duke shprehur optimizëm për efektivitetin e terapive kundër koronavirusit.
Trump dhe Zonja e Parë, Melania, u diagnostikuan me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, të premten.
Trump, në të njëjtën ditë, u shtrua në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed.
Mjekët që janë duke e trajtuar presidentin, thanë më herët se ai është në “disponim jashtëzakonisht të mirë”, pa temperaturë dhe pa vështirësi në frymëmarrje, ndërsa një anëtar i stafit të tij tha se dy ditët e ardhshme do të jenë kritike për presidentin 74-vjeçar.
“Këtë mëngjes, presidenti ndjehet shumë mirë”, tha doktor Sean Conley. Trump ka qenë pa temperaturë për 24 orë dhe aktualisht nuk po trajtohet me oksigjen, shtoi ai.
“Ekipi dhe unë jemi jashtëzakonisht të lumtur me përparimin që ka bërë presidenti”, tha Conley, por nuk pranoi të thotë se kur pritet të lirohet nga spitali.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 3, 2020
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dafina, hendbollistja nga Kosova që po shkëlqen në Zvicër Ajo është 21 vjeçare, por luan si një hendbolliste me përvojë. Dafina Mustafa pritet të jetë...
-
Bëhu pjesë e elitës akademike shqiptare të inxhinierisë në Zvicër – Apliko tani!
-
Ceremonia e zbulimit të pllakatës në ndërtesën ku ishte e vendosur Qeveria në ekzil të Kosovës në qytetin e Bonn-it
-
Gëzim Sada, oficeri nga Kosova diplomon në SHBA
-
Ermonela Jaho mban koncert për 26 vjetorin e Çlirimit të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austria me qira gjithnjë e më të shtrenjta Qiratë në Austri janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur në një mesatare prej 9.80...
-
Humb jetën kosovari 35-vjeçar pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në Austri
-
Restorantet në Austri përballen me kritika për shërbimin dhe tarifat
-
Brukseli nis procedurë ndaj Austrisë për deficit të tepërt
-
Njoftim i rëndësishëm i Ambasadës së Kosovës në Austri