Bota
Trump paralajmëron Iranin me sulme masive
Deklarata erdhi pas paralajmërimit të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) për të sulmuar bazat amerikane dhe Izraelin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin të mos ndërmarrë hakmarrje ndaj SHBA-ve ose Izraelit, duke kërcënuar me një goditje “që nuk është parë kurrë më parë”.
Deklarata erdhi pas paralajmërimit të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) për të sulmuar bazat amerikane dhe Izraelin pas vdekjes së liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, gjatë sulmeve ajrore të përbashkëta SHBA–Izrael të shtunën në mëngjes.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “Irani sapo deklaroi se do të godasë shumë fort sot, më fort se kurrë më parë. Nuk duhet ta bëjnë këtë, sepse ne do t’i godasim me një forcë që nuk është parë kurrë më parë”, transmeton albinfo.ch.
IRGC kishte njoftuar më parë se një “operacion shkatërrues” do të nisë drejt bazave amerikane.
Trump e përshkroi Khamenei si “një nga njerëzit më të këqij në histori” dhe u bëri thirrje iranianëve të “marrin mbrapsht vendin e tyre”.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra













