Bota
Trump nënshkroi urdhrin për migrantët e paligjshëm
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka nënshkruar një urdhër për migrimin, i cili ua mohon kualifikimin për azil migrantëve që kalojnë kufirin amerikan me Meksikën në mënyrë të paligjshme.
Administrata e Trumpit i zbuloi rregullat e reja të enjten, me qëllim pengimin e migrantëve që kalojnë kufirin jugor të SHBA-së, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“Ne kemi nevojë për njerëz në vendin tonë, por ata duhet të vijnë në mënyrë të ligjshme dhe të kenë merita”, tha Trump të premten, pëpara se të nisej për në Paris.
Masa u nxit pjesërisht nga karvani i migrantëve të Amerikës Qendrore që po ecin në këmbë drejt kufirit me SHBA-në, por do të zbatohet për këdo që kapet duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, thanë zyrtarët.
Nuk dihet ende nëse ata që janë në karvan – shumica të larguar nga dhuna në vendin e tyre – planifikojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











