Bota
Trump: Ky është mashtrim, është një turp për vendin tonë
Presidenti Trump u drejtohet mbështetësve në Twitter: "Ne jemi shumë më përpara, por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Ne nuk do t'i lejojmë ata kurrë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi të jenë mbyllur qendrat e votimit".
Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, bëri një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë, ku tha se “një grup njerëzish mjaft të trishtuar po përpiqen t’u heqin të drejtën e votimit një grupi tjetër dhe ne nuk do të pranojmë këtë”.
Presidenti amerikan përmendi një numër shtetesh, ku ai tha se kishte fituar, por ku organizatat mediatike nuk kanë shpallur ende një fitues.
“Ky është mashtrim ndaj publikut amerikan, është një turp për vendin tonë”, tha Presidenti Trump, raporton Zëri i Amerikws, përcjell albinfo.ch.
“Ne po përgatiteshim t’i fitonim këto zgjedhje, sinqerisht ne i fituam këto zgjedhje. Prandaj synimi ynë tani është të sigurojmë integritetin për të mirën e këtij vendi. Ky është një moment i madh, është njëp mashtrim i madh ndaj vendit tonë. Ne duam që ligji të përdoret në mënyrën e duhur. Prandaj do t’i drejtohemi Gjykatës së Lartë”.
Trump fiton në Floridë
Presidenti Trump fiton shtetin e Floridës me 29 vota elektorale. Dy kandidatët e shihnin Floridën si shumë të rëndësishme në këtë garë dhe e kanë vizituar shumë shpesh këtë shtet gjatë fushatës.
Trump fiton në Teksas dhe Montana, Biden në Minesota
Trump fiton në Teksas me 38 vota elektorale, Montana me 3 vota dhe në Ajova me 6, Biden në Minesota me 6. Nebraska ndahet: Trump fiton 4 vota, Biden 1. (Dy shtete i ndajnë votat elektorale në varësi të votës popullore që fitojnë kandidatët).
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











