Shkurt.ch

Trump ka arritur në Davos

Trump, në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit  (WEF) do të takohet me kryeministren britanike, Theresa May dhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu

Ashtu siç ishte paralajmëruar, presidenti amerikan Donald Trump ka arritur sot në Zvicër. Aeroplani “Air Force One” ka aterruar në orën 10.20 në Aeroportin e Cyrihut, prej nga pastaj është transportuar me një helikopter të Forcave të Armatosura të SHBA-së për në Davos, njofton srf.ch.

Trump në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit  (WEF) do të takohet me kryeministren britanike, Theresa May dhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, tranmseton albinfo.ch. Në të dy takimet do të bisedohet lidhur me krizat aktuale ndërkombëtare si ajo e Koresë Veriore dhe e Iranit. Po ashtu temë bashkëbisedimi do të jetë lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Presidenti amerikan në WEF do të paraqitet para publikut vetëm të premten, kur do të mbajë fjalimin përmbyllës të forumit. Para kësaj, në bazë të programit ai do të zhvillojë një bashkëbisedim me mikpritësin, presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset.

Që nga paralajmërimi për pjesëmarrjen e Trumpit në WEF, kjo është bërë temë dite për mediet zvicerane dhe ato botërore. Ardhja e tij në Zvicër paraqet sfidë për autoritetet e sigurisë të këtij vendi, kur dihet se Trump është njeriu më i fuqishëm në skenën politike botërore dhe kur dihet animoziteti që mbretëon ndaj tij në shumë qarqe, në Zvicër dhe në gjithë botën.