Lajme
TripAdvisor: Saranda, vendi i dytë në botë për pushime
TripAdvisor, platforma më e madhe e udhëtimit në botë, pak para shpalljes së pandemisë globale publikoi fituesit e çmimit “2020 Travelers’ Choice Awards for Destinations” (Zgjedhjen e Udhëtarëve për Destinacionet e vitit 2020).
Në renditjen e TripAdvisior, qyteti i Sarandës renditet në vendin e dytë, që duhet vizituar këtë vit.
Në vendin e parë të TripAdvisor, është krahina ruse e Kaliningrad, pas saj vjen Saranda dhe pas saj Bejruti i Libanit.
Vlerësimi bëhet sipas destinacioneve që panë rritjen më të madhe të vlerësimeve pozitive dhe sipas kërkesës së turistëve.
Vlerësimi i platformës TripAdvisor është realizuar duke u bazuar në kritere siç janë: rritja e vlerësimeve pozitive dhe kërkesat që kanë turistët.
Por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, autoritet po këshillojnë qytetarët e tyre që t’i kalojnë pushimet brenda vendit, për të shmangur rrëzikun e një infektimi të mundshëm.
Ndëkohë Greqia që e ka turizmin shtyllën e ekonomisë, ka deklaruar se do të mirëpresë turistët. Ata do të mund të vizitojnë Greqinë këtë verë, por rregullat e distancimit social do të mbeten në fuqi për t’i mbajtur njerëzit të sigurt nga koronavirusi. Vendi do të marrë masa paraprake të rrepta.
Saranda, perla e rivierës shqiptare, është një ndër destinacionet e preferuara jo vetëm nga turistët e huaj, por edhe për shqiptarët e Diasporës.
Qyteti i Sarandës ka plazhe mahnitëse dhe ujin si kristal. Plazhi i Pllakave, plazhi i Manastirit, plazhi i Pasqyrave dhe ai i Ksamilit ofrojnë për turistët gjatë verës pushime mbresëlënëse. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj. Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.
TripAdvisor, plarforma më e madhe e udhëtimit në botë e ka përzgjedhur Sarandën si një nga destinacionet e vitit 2020.
Vlerësimi
Saranda e cila konsiderohet si një nga vendet më të bukura të rivierës shqiptare, dhe destinacionet më argëtuese është renditur shpesh herë gjatë viteve të fundit, në listën e vendeve që duhen vizituar. Media italiane e ka renditur më herët ndër 10 qytet europiane që duhen vizituar, shkruan Diasporashiptare.al, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













