Bota
Tri vende gjenerojnë mbi gjysmën e GDP-së së BE-së
Fjala është për: Gjermaninë, ekonomia e së cilës është përgjegjëse për 21.1 për qind, e pasuar nga Britania e Madhe dhe Franca me një pjesëmarrje prej 16 dhe 15%
14.8 mijë miliardë euro llogaritet madhësia e ekonomisë evropiane në vitin 2016. Pak më shumë se 50% e saj është e gjeneruar nga tri vendet, sipas “Eurostat”. Fjala është për: Gjermaninë, ekonomia e së cilës është përgjegjëse për 21.1 për qind, e pasuar nga Britania e Madhe dhe Franca me një pjesëmarrje prej 16 dhe 15%.
Vetëm edhe një ekonomi tjetër veç tri të parave në BE ka një pjesëmarrje prej mbi 10%. Bëhet fjalë për ekonominë italiane, shuma e të cilave është e barabartë me 11.3 për qind.
Me një përqindje më të vogla janë: Spanja (7.5%), Holanda (4.7%) dhe Suedia (3.1%).
Të gjitha ekonomitë e tjera përbëjnë më pak se 3 për qind të totalit në BE. Polonia dhe Belgjika me një pjesëmarrje prej 2.9 dhe 2.8, dhe Austria me 2.4 për qind.
Më pak se 1 për qind pjesëmarrja në këtë renditje vjen Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Lituania, Letonia, Estonia, Qiproja dhe Malta.
Të dhënat tregojnë më tej se pesë ekonomitë më të mëdha në BE përbëjnë 70% të PBB-së ekonomive 28 anëtare.
Ekonomia e eurozonës është llogaritur në 10.7 mijë miliard euro, ose rreth 72.5% e BE-së. Me pjesën më të madhe të Gjermanisë dhe Francës, pjesa e të cilit është 29.2 dhe 20.7%, ose një total prej gati 50 për qind të GDP-së së eurozonës.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









