Tri parti politike zvicerane sot mbajnë kongreset e tyre
Liberal Radikalët, Demokristianët dhe të Gjelbërit zgjedhin sot kryetarët apo kryesitë e tyre në kongrese
Partia Liberal-Radikale (FDP-PLR), Partia Demokristiane (CVP-PDC) si dhe të Gjelbërit (Grün-Verts) mblidhen sot në kongreset e tyre për të rizgjedhur pjesërisht ose tërësisht kryesitë e tyre si dhe të japin moton e votimeve të 17 qershorit.
DDP-PLR do të mblidhet për kongres në Bernë, CVP-PDC në Colombiers të Neuchâtel-it, si dhe të Gjelbërit do të takohen në Carouge, në Gjenevë.
Sa i përket FDP-PLR, për postin e kryetarit të deritanishëm të udhëhequr nga Fulvio Pelli, delegatët do ta zgjedhin për kryetar të ri këshilltarin nacional nga Argovie, Philipp Müller. Poltikani si dhe ndërmarrësi 59-vjeçar do ta ketë barrën që ta ndërpresë rënien e rejtingut të FDP-PLR-së. Në këtë suazë, do të zgjedhen po ashtu edhe 5 nënkryetarë të kësaj partie.
CVP-PDC do ta rifreskojë po ashtu kryesinë e saj dhe në këtë kongres do të marrë pjesë edhe Këshilltarja federale, Doris Leuthard.
Sa u përket të Gjelbërve, për zgjedhje të kryesisë së re do të paraqiten njëmbëdhjetë kandidatë nga tetë kantone. Sipas të gjitha gjasave, për funksionin e kryetarit të deritanishëm, Ueli Leuenberger, do të konkurrojnë disa kandidatë.
Sa i përket votimeve të 17 qershorit, gjatë këtyre kongreseve tri partitë në fjalë do t’i formulojnë rekomandimet rreth: ndryshimit të sigurimit shëndetësor për sa i përket sistemit të vënies në vend të rrjetit të shërbimeve, iniciativën e AUNS-ASIN-it për të drejtat popullore si dhe për votimin e kursimit-banimit.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










