Kosova

Tri orë për të dalë nga Kosova

Qytetarët që duan të largohen nga Kosova përmes pikës kufitare në Mërdarë janë duke pritur deri në tri orë.

Kolona ka arritur deri në 1000 – 1100 metra dhe pritjet janë dy deri në tri orë.

Pritja tek Dheu i Bardhë e kalon një orë dhe kolona është 300 metra.

Ndërkohë në pikat e tjera kufitare, pritjet janë pesë deri në 10 minuta, përcjell albinfo.ch.