Lajme
Tri anije të bllokuara nga koronavirusi në Japoni, Kinë dhe Hong-Kong
Janë të paktën 61 persona të infektuar me koronavirus në një anije në Japoni. ky numër është më i larti me të prekur jashtë Kinës, në rang botëror.
Anija e quajtur “Diamond Princess” është e ankoruar në Yokohama, pranë Tokyos, me një staf prej 1045 personash dhe 2666 pasagjerësh. Ndërkohë në bord ndodhen edhe 428 shtetas amerikanë.
Anija është futur në karantinë qysh të martën dhe pritet që pasagjerët e saj të qëndrojnë në karantinë së paku 14 ditë.
Përpos kësaj anije, janë edhe 2 anije të tjera në Azi, të cilat kanë ndërprerë udhëtimin e tyre për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Njëra është ankoruar në Hong-Kong, nën karantinë, ndërkohë që zyrtarët po përpiqen të ndalojnë përhapjen e virusit.
Ndërsa anija tjetër ndodhet në detin e Kinës Lindore, por nuk ka mundur të ankorohet për shkak të frikës së infektimit me koronavirus, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











