Shkurt.ch

Treni më i gjatë në botë prej çokollate

Për udhëtarët e rastit në stacionin e trenave në Bruksel treni më i gjatë prej çokollate ishte një befasi e “ëmbël”.

Në një stacion hekurudhor në Bruksel është krijuar treni më i gjatë në botë prej çokollate.

Bëhet fjalë për një gjatësi prej 34,5 metrash dhe organizatorët shpresojnë të kenë shënuar rekord botëror në librin “Giness”.

Të gjithë vagonët peshojnë 1285 kilogram. Treni i ëmbël është modeli i fundit i shekullit të 19-të.

Gati tre muaj kanë punuar organizatorët e kësaj vepre prej çokollate për të promovuar në të njëjtën kohë edhe turizmin belg.