Lajme
Treni Eurocity ka ngecur në tunelin e Gotthardit, evakuohen udhëtarët
Është e paqartë se për sa kohë do të vazhdojë ndërprerja. Po ashtu nuk dihet se sa kohë do të zgjasë manovra e evakuimit
Pasditen e sotme, një tren Eurocity nuk mund të vazhdonte më rrugën për shkak të një defekti dhe është bllokuar në tunelin bazik, Gotthard. Treni duhet të tërhiqet nga tuneli dhe të bartet në Bellinzona, shkruan “Tages-Anzeiger”.
Arsyeja e bllokimit është një defekt katenar, konfirmon SBB në faqen e saj të internetit. Trenat pasues do të devijohen përmes hekurudhës jashtë, tunelit thuhet në faqen e SBB-së.
Është e paqartë se për sa kohë do të vazhdojë ndërprerja. Po ashtu nuk dihet se sa kohë do të zgjasë manovra e evakuimit.
Siç shkruan 20minuten.ch, duke ju referuar personave që ndodhen në tunel, situata është “plotësisht e paorganizuar”. Fillimisht jemi informuar për prishjen.
“Ata thanë se do të tërhiqeshim brenda 30 minutash. Por mbetëm atje për një orë e gjysmë pa asnjë informacion. Në fund edhe rryma u fik, kështu që as klima nuk funksionoi”, thotë H. Ishte veçanërisht e vështirë për të moshuarit dhe familjet me fëmijë të vegjël”.
(Foto: 20 Minuten)
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











