Lajme
Trenat zviceranë, ndër më të ngadaltët në rajon
Ndërsa hekurudhat e Zvicrës ua kalojnë vendeve të tjera për sa i përket përpikmërisë dhe densitetit të rrjetit, ato nuk vendosin rekorde shpejtësie, njofton albinfo.ch.
Në fakt, kur bëhet fjalë për shpejtësinë, trenat zviceranë mbeten prapa hekurudhave të tjera, sipas LITRA, Shërbimi Informativ për Transportin Publik. Renditja e sistemit të transportit në shtatë vende evropiane e vendos Zvicrën në fund.
Në vendet fqinje, trenat shpesh udhëtojnë me mbi 300 km/h. Në Zvicër, shpejtësitë rrallë i kalojnë 200 km/h; ka vetëm tri linja, në të cilat trenat lëvizin me shpejtësi 200 km/h: midis Oltenit dhe Bernës, tuneli bazë i Lötschberg, si dhe tunelet Gotthard dhe Monte Ceneri.
Arsyeja për shpejtësinë më të ulët është se trenat më të shpejtë konsumojnë shumë energji elektrike, sipas Zyrës Federale të Transportit. /Albinfo
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë














