Lajme
Tregu NFT, në prag të kolapsit
Shitjet e NFT-ve, ose tokenave të pazëvendësueshëm, shënuan një rënie prej 92 për qind krahasuar me periudhën e një viti më parë.
Këto janë analizat e faqes NonFungible, të cilat konfirmohen edhe nga WSJ, dhe tregojnë se shitjet e NFT këtë javë ranë në një mesatare ditore prej rreth 19 mijë, dhe vetëm në shtator ajo kishte një shitje mesatare prej 225 mijë.
Numri i kuletave aktive në tregun NFT gjithashtu ra ndjeshëm. Të dhënat tregojnë një rënie prej 88 për qind, kështu që tani janë rreth 14 mijë kuleta NFT, pasi në nëntor ishin më shumë se 119 mijë.
Raporti pretendon se interesi i përdoruesve standardë për NFT-të po bie ndjeshëm. Google Trends thekson se kërkimet për termat NFT arritën kulmin në janar, ndërsa ndërkohë ranë rreth 80 për qind.
Për më tepër, raporti vjetor i GDC (Game Developers Conference), i cili kreu një anketë me më shumë se 2700 zhvillues lojërash, sugjeron se shumica dërrmuese e tyre nuk janë të interesuar për NFT.
Gjatë periudhës së mëparshme, ne gjithashtu dëshmuam se shumë pronarë të NFT-ve tani kanë vështirësi të mëdha në shitjen e tyre dhe se investimet që ata investuan më parë në këto token tani janë joprofitabile, sepse NFT-të kanë humbur vlerën./Telegrafi
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













