Lajme
Tregjet globale bien pas tarifave të SHBA-së
Tregjet e aksioneve në SHBA dhe Evropë kanë shënuar një rënie të ndjeshme pas vendosjes së tarifave të reja nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump dhe kundërpërgjigjes së Kinës me tarifa 34% ndaj mallrave amerikane.
Në hapjen e tregtimit të së premtes, Dow Jones Industrial Average humbi 1000 pikë, ndërsa S&P 500 ra me 2.7%, duke e çuar atë në nivelin më të ulët që nga fillimi i krizës së COVID-19 në vitin 2020. Nasdaq, i cili përqendrohet tek sektori i teknologjisë, pësoi një rënie prej 3%, duke humbur mbi 20% nga kulmi i tij në dhjetor.
Edhe tregjet evropiane u ndikuan nga tensionet tregtare. DAX, indeksi kryesor i bursës gjermane, ra me mbi 5% të premten, pas një rënieje prej 3% një ditë më parë. Gjermania, si një ekonomi e orientuar drejt eksportit, pritet të ndjejë goditjen më të madhe për shkak të tarifave 20% që SHBA ka vendosur ndaj mallrave të Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, EURO STOXX 50, indeksi kryesor i BE-së, humbi 4.5% të vlerës së tij të premten, duke reflektuar shqetësimet e investitorëve për përkeqësimin e luftës tregtare.
Ndërsa tregjet e aksioneve po bien, investitorët kanë filluar të largohen nga aktivet me rrezik të lartë, si nafta, dhe po zhvendosin kapitalin e tyre drejt obligacioneve qeveritare, të cilat shihen si më të sigurta në kohë pasigurie.
Ekspertët paralajmërojnë se përshkallëzimi i konfliktit tregtar mes SHBA-së dhe Kinës mund të ndikojë në rritjen ekonomike globale dhe të rrisë shqetësimet për një recesion të mundshëm në tregjet financiare, shkruan DW.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









