CH-Ballkani
Trefishohen punëtorët e huaj në Maqedoni
Në vitin 2016 më shumë punëtorë të huaj ka pasur nga Turqia si dhe nga Serbia, Greqia Bullgaria dhe Shqipëria, që kanë më shumë të angazhuar në Shkup.
Në dhjetë vitet e fundit është trefishuar numri i të huajve që janë angazhuar me punë në Maqedoni, shkruan gazeta KOHA në Shkup. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje të rregullt punë në Maqedoni, është rritur prej në 918 në vitin 2007 në mbi 3000 leje pune në vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Globalizimi i ekonomisë, investimet e huaj, rendja pas një vendi pune të paguar mirë jashtë kufijve të shtetit amë, qarkullimi i lirshëm i kapitalit dhe i fuqisë punëtore, por edhe fakti se ekonomia vendore është e hapur dhe e integruar në rrjedhat ekonomike rajonale, evropiane dhe më gjerë, ka shkaktuar edhe rritjen e fuqisë punëtore të huaj te ne.
Privatizimi i bankave vendore nga ana e investitorëve të huaj, hyrja e kapitalit të huaj në sektorët e telekomunikacionit, të ushqimit, prodhimit të birrës, tekstilit, energjetikës, duhanit, sektorin e xeheve dhe metalurgjisë, dhënies me koncesion të aeroporteve, sigurimeve dhe bizneseve të tjera, hapja e shkollave fillore, të mesme si dhe fakulteteve të ndryshme, ku është angazhuar edhe personel mësimor nga jashtë, nisja me punë e dhjetëra fabrikave nga ana e investitorëve të huaj, kanë trefishuar numrin e të huajve që vijnë në Maqedoni.
Gjithashtu, edhe hapja e bizneseve të tjera si në teknologjinë informatike, të pjekjes së bukës, sektorit të ndërtimit, hotelerisë si dhe angazhimi i specialistëve të mjekësisë nga jashtë Maqedonisë në spitalet private, ka rritur dukshëm numrin e profesionistëve të huaj që punojnë në Maqedoni.
Gjithashtu, edhe punët ndërtimore në akset rrugore Kërçovë-Ohër si dhe Shkup-Shtip, kanë angazhuar një pjesë të fuqisë së huaj punëtore në Maqedoni.
Në vitin 2016 më shumë punëtorë të huaj ka pasur nga Turqia si dhe nga Serbia, Greqia Bullgaria dhe Shqipëria, që kanë më shumë të angazhuar në Shkup.
Dominimi i lejeve të punës për shtetasit turk shpjegohet sipas KOHA në Shkup me bumin investues turk në Ramstor në Shkup, sektorin bankar në Halk Bank, kompaninë “TAV” , hapjen e më shumë spitaleve, në kompaninë Xhevahir Holding dhe në investimet në arsimin fillor dhe të mesëm.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










