Shkurt.ch
Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit
Helikopteri është aksidentuar në një luginë të regjionit Kandertal, në kantonine Bernës
Në Berner Oberland të kantonit të Bernës është rrëzuar një helikopter, me ç`rast kanë humbur jetën tre persona.
Helikopteri është aksidentuar në një luginë të regjionit Kandertal.
Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes me një numër të madh pjesëtarësh, bën të ditur prokuroria shtetërore dhe Policia kantonale e Bernës.
Ndërhyrja është vështirësuar për shkak të terrenit të rrëpinjtë dhe të pyllëzuar. Kështu, për shkaqe sigurie, aksioni për shpëtim duhet të ndërpritet gjatë natës, ka njoftuar policia.
Ende nuk dihet se prej nga ka ardhur ky helikopter siç nuk dihen as shkaktarët e rrëzimit të tij.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 Kosova në Bienalen e 61-të të Venecias, piktura 17-metërshe “Dhëmbë të fortë” e Brilant Milazimit në... -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Amerikë
Inxhiniera shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











