Kosova
Tre të vdekur nga mishi i kontaminuar në Spanjë
Infeksioni, i cili ka shumë të ngjarë shkaku i derrit të prodhuar në jug të vendit, kryesisht ka prekur gratë
Tre persona vdiqën dhe të paktën 222 të tjerë janë infektuar në epideminë më të madhe të listerisë së Spanjës deri më tani, tha sot Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Infeksioni, i cili ka shumë të ngjarë shkaku i derrit të prodhuar në jug të vendit, kryesisht ka prekur gratë.
Shumica e pacientëve janë nga Andaluzia pasi fabrika e përpunimit të mishit Magrudis ndodhet në Sevilla.
Të gjitha produktet e derrit të bëra nga fabrika para 1 majit, u tërhoqën nga raftet. OBSH, megjithatë, paralajmëron për një rritje të mëtejshme të numrit të pacientëve, pasi produktet ‘Magrudis’, të cilat janë shumë të njohura në Spanjë, kanë një jetë prej tre muajsh dhe vendi vizitohet nga një numër i madh i turistëve.
Listeria është një sëmundje infektive e shkaktuar nga virusi Listeria monocytogenes dhe hyn në trupin e njeriut me ushqim të kontaminuar.
Zakonisht shkakton një sëmundje që trajtohet në mënyrë efektive me antibiotikë, por gjithashtu mund të jetë vdekjeprurëse për gra shtatzëna, foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me sistem imuniteti të dobësuar.
Ndryshe, si pasojë e saj, gjashtë gra shtatzëna kanë abortuar, raporton OBSH, percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










