Bota
Tre persona vdesin pas shpërthimit në një xhami në Kabul
Tre persona, duke përfshirë një klerik të lartë fetar, janë vrarë dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në një xhami, gjatë lutjeve të së premtes në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme në këtë shtet, Nasrat Rahimi, i ka thënë Shërbimit afgan të Radios Evropa e Lirë, se në mesin e të vdekurve është edhe kleriku fetar, Mawlawi Raihan, një mbështetës i Qeverisë së përkrahur nga perëndimi.
Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ndonëse talibanët dhe militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, kanë kryer së fundmi sulme në këtë shtet, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“Informacioni ynë fillestar na tregon se grupi terrorist i talibanëve qëndron mbrapa sulmit”, ka thënë Rahimi.
Lagjia e Kabulit, ku ka ndodhur sulmi, është e banuar nga pashtunët, shumica e të cilëve janë myslimanë sunitë.
Ky sulm ka ndodhur teksa myslimanët janë duke agjëruar Muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Asnjë mysliman nuk duhet të vrasë tjetër mysliman, sidomos gjatë Ramazanit. Ky është mëkat i madh”, ka thënë banori i Kabulit, Ghulam Haidar.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













