Koronavirusi: çast pas çasti
Tre mjekë bien nga dritaret e spitaleve në Rusi
Ngriten dyshimet në opinion
Tre punonjës të kujdesit shëndetësor të vijës së parë të frontit kanë rënë në mënyrë misterioze nga dritaret e spitalit në Rusi gjatë dy javëve të fundit, duke rritur vëmendjen e publikut për kushtet e punës për mjekët dhe profesionistët mjekësorë në mesin e pandemisë.
Dy prej atyre punonjësve të kujdesit shëndetësor kanë vdekur dhe një mbetet i shtrirë në spital.
Të tri incidentet, të cilat po hetohen nga autoritetet ruse kanë nxitur diskutime të forta në shtypin rus dhe në mediat sociale.
Alexander Shulepov, një mjek ambulance në Voronezh, një qytet në jug të Moskës, është në gjendje të rëndë pasi ra nga dritarja e spitalit të shtunën.
Televizioni shtetëror lokal, duke përmendur zyrtarët rajonalë të shëndetit, tha që ai ra nga dritarja e katit të dytë të spitalit Novousmanskaya, ku ai punoi dhe po ishte duke trajtuar pasi doli pozitiv për koronavirus, shkruan CNN.
Shulepov u shtrua në spital për koronavirus më 22 prill, në të njëjtën ditë ai dhe kolegu i tij Alexander Kosyakin postuan një video në internet duke thënë se Shulepov ishte detyruar të vazhdojë punën pasi testoi pozitivisht për koronavirus.
Kosyakin kishte kritikuar më parë administratën spitalore për mungesë të mjeteve mbrojtëse në mediat e tij sociale dhe ishte marrë në pyetje nga policia për gjoja përhapjen e lajmeve të rreme.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












