Integrimi
Tre kosovarë i vënë zjarrin picerisë, me urdhrin e shefit
Tre të akuzuarit janë dënuar me nga 18 respektivisht 16 muaj burg për zjarrvënie dhe për mashtrim të sigurimeve
Ka përfunduar procesi i gjykimit të tre shqiptarëve nga Kosova për akzuar për zjarrvënien në picerinë “Was ist mit du” në Wörgl të Austrisë. Ata janë dënuar me nga 18 respektivisht 16 muaj heqje lirie, shkruan krone.at., për zjarrvënie dhe për mashtrim të sigurimeve.
Të tre të dënuarit ishin me qëndrim në Gjermani dhe kanë pohuar se kanë pranuar të venë zjarrin, pasi që u janë premtuar nga 5.000 dei në 10.000 euro për këtë veprim.
Njëri nga zjarrvënësit ka pësuar lëndime të rënda gjatë vënies së zjarrit.
Dënimi ende nuk është i plotfuqishëm.
Për udhëheqësen e picerisë, një grua 31 vjeçe, nuk është marrë asnjë vendim. Lënda e saj është ndarë, pasi që ajo lidhet me pronarin e picerisë, i cili aktualisht gjendet në arrati.
———————
Në një piceri në Wörgl të Austrisë kishte shpërthyer një zjarr më 2 shkurt të këtij viti. Kaq muaj pas zjarrit, tre kosovarë që ndodhen në bankat e të akuzuarve kanë pranuar se ata kanë qenë zjarrvënësit. Por, ata po ashtu kanë fajësuar shefin e picerisë, se ai i ka yshtur ata për ta bërë këtë veprim.
Ndërkohë shefi është arratisur dhe mendohet se mund të jetë duke qëndruar në Kosovë, shkruan orf.at.
Një grua e cila e ka udhëhequr restorantin, e mohon në mënyrë kategorike çdo përfshirje të saj në zjarrvënie. Ajo mendohet të ketë qenë dashnorja e shefit të lokalit. Kjo, përkundër faktit se ajo vetë, ashtu sikurse lokali, ka pasur disa borxhe, për çfarë në lokal ishin dukur shpesh të hynin e të dilnin ekzekutorët e borxheve.
Kjo rrethanë kishte shtyrë prokurorinë që të padiste të katër vetat për zjarrvënie të qëllimtë, për të përfituar nga sigurimi i lokalit.
Pasi kanë pranuar veprën, tre meshkujt e akuzuar mund të presin dënime më të buta. Ndërsa mbetet të shihet sonte, në fund të seancës, nëse trupi gjykues do t`i besojë pohimeve të gruas se nuk ka qenë e përfshirë në zjarrvënie.
Duhet përmendur se, duke konsideruar se zjarrvënia ishte vepër e ekstremistëve të djathtë, një grup të huajsh dhe përkrahësish të tyre më 9 shkurt patën zhvilluar një protestë para lokalit të djegur.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











