Bota
Në rast trazirash pas Brexit-it, planifikohet evakuimi i mbretëreshës
Ekziston një plan sekret që parashikon evakuimin nga Londra të mbretëreshës dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes mbretërore në rast trazirash të shkaktuara nga një Brexit që duket se po ecën në mënyrë të pakthyeshme drejt skenarit më të keq, atij pa një marrëveshje.
Lajmin e pohon “Sunday Times”, sipas së cilës, programi i hartuar është frymëzuar nga projektet e kohës së Luftës së Ftohtë dhe është nxjerrë nga sirtarët vetëm javët e fundit, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
Plani në fjalë ishte menduar më herët të hynte në fuqi në rast të një sulmi bërthamor. Gjithnjë sipas “Sunday Times”, sulmi bërthamor mund të lëshohej nga Bashkimi Sovjetik.
Plani parashikon mes të tjerash transferimin e mënjehershëm të Mbretëreshës dhe bashkëshortit të saj, Dukës së Edinburgut, nga Londra në një vend sekret.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










