Shqipëria
Trashëgimia kulturore e Shqipërisë në fokusin e gazetarëve të huaj
Trashëgimia kulturore dhe gastronomia e Shqipërisë ishin në fokusin e vizitës së 15 gazetarëve nga Greqia, Italia, Gjermani, Franca, Spanja etj.
Vizita e tyre filloi me legjendën e Kalasë së Rozafës, muzeun e saj dhe pamjet nga muret e saj të lashta.
Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës, ish-zyrat e Degës së Brendshme në Shkodër, i informoi ata për vështirësitë që Shkodra dhe Shqipëria ndeshën gjatë regjimit komunist. Gazetarët mësuan më shumë për historinë dhe kulturën e Shqipërisë përmes arkivit të pasur të fotografive në Muzeun Kombëtar “Marubi”, transmeton ATSH.
Bashkimi Evropian ka mbështetur rinovimin e ndërtesës së muzeumit, që tregon historinë dhe kulturën e Shqipërisë përmes fotografive, përcjell albinfo.ch.
Për të përfunduar këtë vizitë intensive, gazetarët shijuan kuzhinën e shijshme tek agroturizmi “Mrizi i Zanave”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















