Lajme
Tramvajët e Cyrihut po transportohen drejt Ukrainës
Nis transportimi i tamvajëve të vjetër drejt Ukrainës
Bëhet e ditur se disa tramvaj të vjetër të modelit “2000”, të cilët u çmontuan nga kompania e transportit publik të Zyrihut vitin e kaluar, nisën udhëtimin e tyre për në qytetin e Vinnytsa në Ukrainën qendrore, përcjell albinfo.ch.
Transporti publik u ngarkua në një tren në Dielsdorf të premten pasdite dhe u nis drejt kufirit ukrainas.
35 tramvaj do të sillen në Vinnytsa, e cila kishte marrë tashmë furnizime të ngjashme në 2007 dhe 2011. Ato do të qëndrojnë në funksion edhe për 15-20 vjet të tjera.
Për popullatën e qytetit ukrainas, ardhja e tramvajëve nga Zvicra është një shenjë shumë pozitive, tha menaxherja e projektit, Gwendoline Levasseur:
“Është një shenjë se bota po ecën përpara, se nuk ka vetëm luftë…”.
Megjithatë, lufta e vazhdueshme do të ketë pasoja për personelin ukrainas, i cili ende nuk ka mundur të kryejë trajnimin e plotë të parashikuar në Cyrih.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












