Futboll
Trajneri zviceran i Kosovës flet për ambiciet në Ligën e Kombeve
Bernard Challandes është shprehur i kënaqur me lojën e fundit, por jo me rezultatin
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se ai është i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij në Ishujt Faroe, por ka shprehur zhgënjimin e tij për rezultatin.
“Patëm një paraqitje të mirë dhe jam i lumtur për këtë. Por, nuk jam i lumtur me rezultatin. Pjesa e parë ishte më e mirë për ne, derisa ata luajtën më mirë në të dytën dhe arritën të barazojnë”, ka thënë Challandes.
Ai i uron lojtarët për këtë ndeshje, derisa ka thënë se do të punojë në të ardhmen për të përmirësuar vijën e sulmit, përcjell albinfo.ch.
“Duhet të punojmë në rritjen e vetëbesimit të Kombëtares, pasi që ne po e mbajmë mirë topin në mesfushë dhe mbrojtje por nuk po arrijmë që ti përfundojmë aksionet. Momentalisht në këtë pozitë jemi duke vuajtur”.
Challandes është pyetur edhe në rast kalimit si të parët grupin dhe kënd e sheh ai favorit në play-off, por ai nuk ka dashur të flet për këtë gjë.
“Nuk jam duke menduar për kaq gjatë. Kemi një skuadër të mirë dhe synimi i jonë është të fitojmë në Maltë dhe të përfundojmë të parët”, ka thënë në fund Challandes.
Kosova barazoi me Ishujt Faroe, megjithatë, është e para në grup me tetë pikë, dy më shumë se Azerbajxhani.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











