Futboll
Trajneri i Serbisë: Shaqiri është lojtar i madh ndërsa Xhaka është “alfa dhe omega e Zvicrës”
Stojkoviq: Xhaka, prej mesfushorëve më të mirë në Evropë
Selektori i Serbisë në futboll, Dragan Stojkoviq, e vlerëson lart kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.
Serbia e Zvicra takohen të shtunën prej orës 20:45 në Leskovc, në kuadër të Ligës A të Ligës së Kombeve.
Në konferencën për shtyp të mbajtur të premten pasdite, Stojkoviqi është pyetur edhe për Xherdan Shaqirin. Shaqiri tashmë i ka dhënë fund karrierës me Zvicrën, ndërsa në dy Botërorët e kaluar shënoi gola ndaj Serbisë. Xhaka ishte në të dy ato ndeshje dhe dha kontribut të madh në fitoret e Zvicrës.
Fillimisht selektori i Serbisë foli për Shaqirin.
“Shaqiri është lojtar i madh, por çdo gjëje i vjen fundi. Ai e ka shënuar përvojën e karrierës së tij në nivel të lartë dhe tani kjo përfundon. Kemi edhe ne lojtarë që kanë ndaluar të luajnë për përfaqësuese”, ka thënë Stojkoviq për mungesën e Shaqirit në ndeshjen e së shtunës mbrëma.
Për Xhakën si lojtar, Stojkoviqi foli fjalët më të mira.
“Xhaka është njëri prej lojtarëve mesfushorë më të mirë në Evropë. Nuk ka nevojë për provokime as nga ana jonë, e as nga ana e tyre. Kjo është vetëm edhe një ndeshje, në të cilën besojmë se nuk do të ketë gjëra të tilla. Lojtarëve u kam thënë që të fokusohen në lojë dhe në atë që duhet të bëjmë. E tëra do të kalojë në lojë korrekte, ndërsa për Xhakën më brengos që është lojtar i madh dhe që duhet ta ndalim, pasi është alfa dhe omega e Zvicrës”, ka thënë Stojkoviq.
Ndaj Xhakës pritet të ketë provokime e fyerje të serbëve në stadiumin në Leskovc. Në Botërorin 2018 ai shënoi gol ndaj Serbisë dhe më pas bashkë me Shaqirin festuan me shqiponjën dykrerëshe. Në Botërorin në Katar, ku sërish Zvicra fitoi, Xhaka kishte konflikte të shumta me lojtarët e Serbisë.
“Nëse e neutralizojmë Xhakën, shanset për të arritur te rezultati i dëshiruar janë më të mëdha. Granit Xhaka mund të jetë prej problemeve vetëm në aspektin e futbollit, ndërsa këto gjërat e tjera as që duhet të potencohen dhe as të flitet për to. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që gjërat e tilla nuk kanë vend dhe nuk ka nevojë të flitet për to”, ka thënë Stojkoviq.
Andi Zeqiri është futbollisti tjetër shqiptar te Zvicra. Por ai pritet të jetë vetëm rezervist, ndërkohë që Xhaka do të përballet me presion të madh.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













