Shqipëria
Tragjedi në Durrës, zjarri u merr jetën trenjakëve të mitur
Sipas mediave shqiptare trenjakët trevjeçarë u dogjën nga zjarri që përfshiu banesën e tyre, derisa nëna nuk ka mundur t'i shpëtojë
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Romanat e Durrësit. Tre vëllezër të mitur, trenjakët trevjeçarë u dogjën nga zjarri që përfshiu banesën e tyre, raporton “Top Channel”.
Të dhënat e para tregojnë se të miturit ishin lënë vetëm në banesë nga nëna e tyre, e cila kur është kthyer ka gjetur shtëpinë në flakë. Tragjedia ndodhi në familjen e G. K., përcjell albinfo.ch.
Hetuesit ende nuk kanë dalë me deklaratë zyrtare se çka e shkaktoi ngjarjen.
Sipas mediave shqiptare, kur nëna është kthyer në shtëpi nuk ka mundur t’i nxjerrë fëmijët nga dritarja, pasi ajo ishte me hekura. Dëshmitarët kanë thënë se britmat e nënës i kanë dëgjuar i tërë fshati, derisa ajo është në gjendje të rëndë.
Policia shqiptare ka konfirmuar se që të tre humbën jetën dhe për këtë ngjarje kanë nisur hetimet.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










