E-Diaspora
Tragjedi e rëndë në Hessen: Qeni kafshon për vdekje foshnjën shtatëmuajshe
Gjermania tronditet përsëri nga sulmi i qenve.
Në Darmstadt një qen luftarak i njohur si tepër agresiv, ka kafshuar për vdekje foshnjën shtatëmuajshe. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në Bad König (Hessen), ku qeni kafshoi në kokë foshnjën, shkruan bild.de. Sipas Prokurorisë qeni është i racës mikse Staffordshire dhe është paraqitur si tepër agresiv.
Babai (23) dhe nëna (28) janë në shok dhe ky ishte fëmija i parë dhe i vetmi i tyre. Fillimisht gjendja e foshnjës ka qenë mirë, por është përkeqësuar në mënyrë rapide gjatë mbrëmjes, përcjell albinfo.ch.
Vetëm javën e kaluar në Hanover qeni luftarak Chico kafshoi për vdekje nënën (52) dhe djalin e saj (27), të dy me origjinë nga Kosova.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











