Lajme
Toyota zbulon bateri të reja për vetura elektrike
Toyota deklaroi se ka bërë një zbulim teknologjik, i cili do t’i mundësojë të përgjysmojë peshën, përmasat dhe kostot e baterive, gjë që mund të paralajmërojë një përparim të madh për automjetet elektrike.
Shtëpia e dytë më e madhe automobilistike në botë po ndiqte një plan për të prezantuar brenda vitit 2025 makina me bateri të avancuara në gjendje të ngurtë që ofrojnë avantazhe, krahasuar me bateritë me gjendje të lëngshme.
Kompania japoneze deklaroi se ka thjeshtuar prodhimin e materialit të përdorur, duke e cilësuar zbulimin si një hap i rëndësishëm përpara që mund të reduktojë drastikisht kohën e rikarikimit dhe të rrisë autonominë në drejtim.
“Si për bateritë tona të lëngshme, edhe për ato në gjendje të ngurtë, ne synojmë të ndryshojmë në mënyrë drastike situatën, ku bateritë aktuale janë shumë të mëdha, të rënda dhe të kushtueshme”, tha Keiji Kaita, president i qendrës së kërkimit dhe zhvillimit të shtëpisë automobilistike japoneze për neutralitetin e karbonit.
“Për sa i përket potencialit, ne do të synojmë t’i përgjysmojmë të gjithë këta faktorë”.
David Bailey, profesor i ekonomisë së biznesit në Universitetin e Birminghamit, tha se nëse pretendimet e Toyota do të konfirmoheshin, mund të jetë një moment historik për të ardhmen e makinave elektrike.
“Shpesh zbulimet ndodhin në fazën e prototipit, por shpesh është e vështirë t’i arrish – tha ai. Nëse bëhet fjalë për një zbulim të rëndësishëm, mund të ndryshojë rregullat e lojës, duke u bërë Grali i Shenjtë i makinave me bateri”.
Katia tha se kompania ka zhvilluar mënyra për t’i bërë bateritë më të qëndrueshme dhe beson se mund të prodhojë një bateri në gjendje të ngurtë me autonomi 1200 km, që mund të rikarikohet në dhjetë minuta ose më pak.
Sipas Financial Times, e cila e publikoi e para lajmin e zbulimit të pretenduar të Toyota, kompania parashikon të mund të prodhojë bateri në gjendje të ngurtë për përdorim në automjetet elektrike që në vitin 2027.
Bateritë në gjendje të ngurtë janë parë gjerësisht si një ndryshim i mundshëm i lojës për automjetet elektrike, duke premtuar se do të reduktojnë kohën e rikarikimit, do të rrisin kapacitetin dhe do të zvogëlojnë rrezikun e zjarrit që lidhet me bateritë jon-litium, të cilat përdorin një elektrolit të lëngshëm.
Megjithatë, bateritë në gjendje të ngurtë kanë qenë gjithnjë më të vështira dhe më të kushtueshme për t’u prodhuar, duke kufizuar aplikimin e tyre komercial./ The Guardian
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












