Autotech
“Toyota” përzgjedh Turqinë për prodhim të modelit hibrid ‘Corolla’
Prodhuesi japonez i automjeteve, Toyota, në janar të vitit të ardhshëm do të fillojë prodhimin e automjetit hibrid Corolla në Turqi.
“Modeli hibrid, për herë të parë do të prodhohet në Turqi”, deklaroi ministri turk për Teknologji dhe Industri, Mustafa Varank, gjatë vizitës së tij në fabrikën e Toyota-s në Sakarya.
Ai tha se modeli i ri, i cili do të shpenzojë 50 për qind më pak karburant, nga Turqia do të eksportohet në rreth 100 shtete të ndryshme të botës.
Siç bëri të ditur Toyota Turqi, modeli hibrid Corolla do të jetë në shitje në tremujorin e parë të vitit 2019.
“Corolla e prodhuar në Turqi, do të jetë marka pionere në tregun automobilistik, në të cilën gara është e paskrupullt”, tha drejtori i përgjithshëm i Toyota Turqi, Ali Haydar Bozkurt.
Modei i vitit 2019 “Corolla Saloon Hybrid” do të jetë brezi i 12-të i këtij modeli, i cili për herë të parë u prodhua në vitin 1966.
Kompania tha se Toyota Corolla mbetet automjeti më i shitur në botë me 46 milionë të shitura që nga debutimi i saj. ‘Corolla’ do të prodhohet me dy lloje të motorit, 1.8 litra hibrid vetëmbushës dhe 1.6 litra benzinë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













