Bota
Top-10 vendet ku është më i përhapur bixhozi
Ndërsa për sa i përket humbjeve për kokë, Australia është në vend të parë, me 990 dollarë humbje në vit për çdo të rritur

Las Vegasi mund të jetë sinonim me bixhozin, por ekspozita më e madhe e bixhozit mbahet në Londër.
Kompanitë paraqesin në një panair produktet më të fundit që janë dizenjuar për t’u marrë paratë lojtarëve, që nga aplikacionet, makineritë e kazinove e deri te lojëra bixhozi në realitete virtuale.
Firmat që janë treguar të shpejta për të përqafuar teknologjitë e reja, kanë marrë edhe më shumë fitime, pasi bixhozi “online” është sektori me rritjen më të shpejtë, si dhe krijoi 11% të 385 miliardë dollarëve që u gjeneruan si fitime nga bixhozi në vitin 2016.
Por ndryshe nga kompanitë që ofrojnë shërbime më pak të debatueshme, për ata të bixhozit ka më shumë vlerë vardisja që u bëjnë rregullatorëve qeveritarë.
Pak veta mund ta shohin Australinë si vendin me bixhozçinjtë më të mëdhenj, por është faktikisht një nga tregjet më fitimprurëse. Sipas statistikave, australianët humbasin rreth 990 dollarë për banor, çdo vit.
Kjo është 40% më shumë se në Singapor, që vjen në vend të dytë, dhe që i ka humbjet për banor dy herë më të larta se mesatarja në vendet perëndimore, transmeton “TCH”.
Mënyra më popullore në Australi për të lënë paratë në bixhoz është ajo e vjetra, me makineri nëpër kazino. Në vende të tjera të botës, makineritë i nënshtrohen rregullave shumë të ashpra dhe kufizimeve për se sa para mund të luhen çdo herë, por në Australi mund të lësh edhe 1150 dollarë në orë, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, Australia ka vetëm 23 milionë banorë. Shpërblimi më i madh për këtë industri vjen nga SHBA-të, ku humbjet e lojtarëve të bixhozit ishin 117 miliardë dollarë në vitin 2016. Amerika ka potencial edhe më të madh për të rritur kompanitë e bixhozit, por industria të mbahet nën kontroll të rreptë nga ligji.
Bastet në internet janë të ligjshme vetëm në 3 nga 50 shtete të SHBA-ve, pas një ndërhyrjeje federale në vitin 2011. Ndërsa bastet sportive janë të ligjshme vetëm në 1 nga 50 shtetet. Si rrjedhojë, edhe vende me popullsi prej pak milionash, si Irlanda dhe Finlanda, humbasin më shumë para për banor se amerikanët. Singapori gjithashtu ka vendosur shumë rregulla, duke bërë që të ulen fitimet e industrisë.
Kina kishte nisur një lejim të lojërave të fatit, duke përfshirë Makaun dhe Hong Kongun, gjë që pritej ta kthente në tregun më të madh në botë brenda vitit 2020. Por një vendim i qeverisë kundër korrupsionit, në vitin 2013, vendosi rregulla kundër lojërave dhe ndaloi sidomos zyrtarët qeveritarë që të futeshin nëpër kazino. Kjo bëri që fitimet e industrisë në Kinë të bien me 20%.
Japonia është tregu i tretë më i madh për bixhozin, por edhe aty të ardhurat për industrinë kanë rënë, për shkak të vendosjes së rregullave shumë të rrepta nga qeveria.
Kështu, SHBA-të mbeten tregu më i madh, ku njerëzit lënë 117 miliardë dollarë në vit; Kina në vend të dytë, me 62.4 miliardë dollarë; Japonia në vend të tretë, me 24.1 miliardë; Italia në vend të katërt, me 19 miliardë dollarë; Australia në vend të pestë, me 18.3 miliardë dollarë; Britania në vend të gjashtë, me 18 miliardë; Kanadaja në vend të shtatë, me 12.4 miliardë, Gjermania në vend të tetë me 11.2 miliardë; Franca në vend të nëntë, me 11 miliardë dhe Spanja në vend të dhjetë, me 8.9 miliardë.
Ndërsa për sa i përket humbjeve për kokë, Australia është në vend të parë, me 990 dollarë humbje në vit për çdo të rritur; Singapori në vend të dytë, me 891 dollarë në vit; SHBA në vend të tretë me 505 dollarë; Irlanda në vend të katërt me 490 dollarë; Finlanda në vend të pestë me 471 dollarë në vit; të cilat ndiqen nga Norvegjia, Zelanda e Re, Kanadaja, Italia dhe Britania.
E-Diaspora
-
Suedi: Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025” Një storie suksesi nga Suedia ...
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri