Lajme
Tokio, shifra rekorde me COVID-19
Zyrtarët japonezë kanë ngritur shqetësimin, pasi Tokio ka shënuar shifra rekord infektimesh të reja për të dytën ditë radhazi.
“Nuk kemi përjetuar kurrë përhapje infektimesh të këtyre përmasave”, tha shefi i kabinetit të sekretarisë së shtetit për gazetarët ditën e enjte.
Tokio raportoi 3,177 raste të reja të mërkurën dhe 2,848 të martën, shifra që nuk qenë regjistruar asnjëherë më parë.
“Asgjë nuk po ndihmon në uljen e infektimeve, ka shumë faktorë që po i nxisin ato”, tha Dr. Shigeru Omi, ekspert i shëndetit pranë qeverisë, duke përmendur Lojërat Olimpike dhe pushimet verore ndër arsyet kryesore.
Deri më datën 12 korrik, Tokio ishte në gjendje të jashtëzakonshme, por megjithatë autoritetet i dhanë dritë të gjelbër mbajtjes së Lojërave Olimpike, pavarësisht se hasën kundërshtim të madh nga qytetarët për shkak të frikës se situata mund të përkeqësohej.
Ekspertët thanë se rritja e madhe e rasteve në Tokio po nxitet nga varianti Delta i virusit, por se nuk ka prova që virusi po transmetohet nga pjesëmarrësit e lojërave te popullata.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












