Shqipëria
Tkurret popullsia shqiptare, ka arritur në nivelin më të ulët të 3 dekadave
Referuar statistikave të fundit, popullsia shqiptare ka arritur në nivelin më të ulët të 3 dekadave që pas rënies së sistemit komunist, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave Shqiptare, më 1 janar 2021 në vendin tonë rezultojnë 2.829.741 banorë, duke u tkurrur me 0.6% krahasuar me një vit më parë, ndërsa që jetojnë 230 mijë banorë më pak se në vitin 2001.
Dy qytetet që rezultuan me rritje janë Tirana dhe Durrësi, dy qarqet me rritjen e vetme të numrit të popullsisë, për shkak të migracionit të brendshëm, ndërsa rënien më të madhe e pati Gjirokastra, Berati dhe Dibra. Kukësi, nga ana tjetër, mbetet vendi me numrin më të lartë të popullsisë të moshuar.
Gjatë vitit që shkoi numri i vdekjeve kapi shifrën e 27.605 personave, duke pësuar rritjen më të lartë të dekadës së fundit me 25.8%.
Edhe numri i lindjeve ka qenë më i ulët se në 2019-n me 28.075 foshnja në total, duke bërë që shtesa natyrore e popullsisë të bjerë me normën 93%.
Megjithëse në vit pandemie, ku për një periudhë kohe kufijtë kanë qenë të mbyllur dhe shumica e vendeve europiane janë zhytur në krizë ekonomike, kjo e ka ndalur valën e emigracionit të shqiptarëve.
Sipas INSTAT në total kanë emigruar 23.854 persona. Shifra rezulton më e ulët se në vitin 2019 dhe më i ulët është dhe numri i rezidentëve joshqiptarë që kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri.
Mosha mesatare e popullsisë shqiptare arriti në 37.6 vjeç, nga 37.2 që ishte një vit më parë, duke vijuar tendencën e plakjes së popullatës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane Kosova dhe Gjermania bashkëpunojnë për dy ekstradime ndërkombëtare... -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale














