Shqipëria
Tiranë: Sot nuk mund të udhëtoni me automjete
Ditën e Dëshmorëve, Bashkia e Tiranës ka vendosur ta shënojë më ndryshe. Gjatë kësaj dite është bërë thirrje që të mos përdoren automjete private, shkruan albinfo.ch. Andaj, për ta lehtësuar qarkullimin tuaj, preferohet të dilni në këmbë ose me bicikletë.
Nga Bashkia e Tiranës kanë njoftuar se disa nga rrugët kryesore të kryeqyetit do të jenë të bllokuara edhe për transportin publik.
Kreu i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në këtë aktivitet, që do të nisë te “Bulevardi i dëshmorëve”.
“Vendos gishtin dhe zgjidh! Ndër dhjetëra organizime nga cepi në cep të Tiranës, mund të zgjedhësh bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka shkruar Veliaj në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, në këtë datë përkujtimore kombëtare për Shqipërinë do të ketë edhe aktivitete të tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














