Shqipëria
Tiranë: Rita Ora kërcen vallen e Tropojës
Rita Ora elektrizoi mbrëmë Tiranën
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka krijuar një atmosferë elektrizuese në sheshin “Skënderbej”, ku ka performuar disa këngë shumë të njohura nga repertori i saj. Në një moment, Rita kërceu dhe vallen e Tropojës.
Pasi kërceu nën ritmet e valles popullore në sfond, këngëtarja këndoi më pas këngën hit “Black Widow”. Ajo kishte veshur një body të zi, ku ishte ndërthurur detaji i shqiponjës dy krenare.
Trupa e baletit, që ishin veshur me të kuqe, kompletuan pamjen kuq e zi, dy ngjyrat e flamurit kombëtar.
Rita Ora ka elektrizuar skenën në koncertin që u mbajt në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka interpretuar disa nga hitet që ka sjellë ndër vite, ndërsa është shoqëruar dhe nga trupa e baletit të saj.
🇦🇱🇦🇱🇦🇱 pic.twitter.com/No8ZMLnNea
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) September 6, 2022
Këngëtarja i ka kushtuar një vëmendje të veçantë dhe veshjes së saj. Rita shfaqet me një body të zi, ku bie në sy detaji i shqiponjës dy krenare, ndërsa balerinët e shoqëronin të veshur me të kuqe. Ylli i muzikës është kujdesur që të tregojë dy ngjyrat që simbolizojnë flamurin shqiptar.
Kujtojmë që gjatë konferencës që dha pak orë më parë Rita foli për mundësinë e një bashkëpunimi me këngëtaret e tjera shqiptare me famë botërore, si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max. Ajo foli gjithashtu dhe për projektet e reja që do të sjellë.
“Kam punuar në albumin tim të ri. Po mendoj të publikoj diçka vitin e ardhshëm, në fillim të vitit. Kam shkruar shumë dhe kam qenë shumë e hapur dhe dua që të bëj një album që ka më shumë zemër, do të ketë shumë histori personale, pra një ‘storytelling.’ Ndoshta mund të shijoni një pije teksa dëgjoni këngët, ose jo, edhe çaj, është shumë mirë”.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










