Shqipëria
Tiranë: Protestuesit hedhin molotovë dhe vezë, kërkojnë dorëheqjen e Veliajt
Është përshkallëzuar protesta para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur sërish molotovë në derën e Bashkisë dhe kanë gjuajtur me vezë e mollë, përcjell albinfo.ch.
Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj, pas akuzave për korrupsion të 5 drejtorëve të këtij institucioni.
Protesta e sotme është thirrur nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ndërkohë që Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e saj, duke bllokuar edhe qarkullimin në bulevardin kryesor.
Mësohet se gjatë protestës një prej efektivëve të policisë ka humbur ndjenjat. Gjatë hedhjes së molotovëve policia bënte thirrje me megafon për qetësi.
Para nisjes së protestës policia u bëri thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në protestë për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












