Shqipëria
Edi Rama pret në takim Dua Lipën: “Çfarë çike!”
Në një vizitë të befasishme dhe pa paralajmërim, Dua Lipa të premten ateroi në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, e shoqëruar nga i dashuri i saj dhe familja, kanë vizituar kryeqytetin shqiptar dhe janë takuar me disa nga figurat publike.
Me të arritur, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e priti në takim artisten 25-vjeçare.
Ai i dhuroi asaj librin e tij të veprave artistike me titullin “Edi Rama: Work”, në shenj mirënjohje për të arriturat e këngëtares.
Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Fabeook, Rama zgjodhi fjalët më të mira për Duan, duke e falënderuar për vizitën e sotme.
“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore, s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju. Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”, ka shkruar Edi Rama në Facebook.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









