Shqipëria
Tirana, zgjidhet mes 5 kandidatëve të “kryeqytetit të të rinjve”
Tirana është përzgjedhur si një ndër 5 qytetet kandidate për t’u vlerësuar si kryeqyteti Europian për të rinjtë.
Nga dhjetëra qytete të Europës që aplikuan Tirana renditet ndër pesë qytetet finaliste krahas kazanit të Ruisë, Poznan të Polonisë, Varazdin të Kroacisë dhe Baia Mare të Rumanisë.
Qytetet pjesëmarrëse janë përzgjedhur nga një panel i pavarur si Parlamenti Europian, Komiteti i rajoneve, Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Europës, Komiteti Ekonomik dhe social Europian, Lëvizja Europiane Ndërkombëtare e shumë organizma të tjerë ndërkombëtarë.
Projektet që e renditen finaliste kryeqytetin shqiptar janë aktivitetet e shumta rinore si Tirana Fets ,Java Europiane, Ditët e Hapura të Edukimit të BE, Ditët Rinore të Strat-upeve e të tjera, shkruan tch, përcjell albinfo.ch
Vëmendja ndaj politikave rinore ka qenë një mangësi e vazhdueshme e qeverive shqiptare dhe vetëm vitet e fundit kur Shqipëria u bë zyrtarisht vend kandidat për në BE agjenda e të rinjve është shndërruar në prioritet.
Kryetari i bashkisë Veliaj, filloi t’i jepte zë projekteve për rininë që kur ishte ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ndërkohë që tani Këshilli bashkiak nënshkroi aktin e themelimit të bordit këshillimor të rinisë, i cili përfaqëson interesat e të rinjve në politikë-bërje.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











