Shqipëria
Tirana plot me turistë

Turistë të shumtë nga Holanda, Britania e Madhe, Kanadaja mund të gjesh në rrugët e kryeqytetit, të cilët vlerësojnë bukuritë e kryeqytetit, sikundër edhe kulinarinë.
“Ne jemi nga Viena, Austri. Ne do qëndrojmë për tri javë. Kemi hotelin tonë në Vlorë dhe më pas lëvizim me makinë në pikat më të bukura. Kemi hartën me pikat turistike më të rëndësishme. Në jug janë plazhet me të bukura. Tani kemi ardhur për të vizituar kryeqytetin. Kemi qenë në Sarandë, Gjirokastër, Berat, Butrint. Sa i takon ushqimeve këtu mund të gjesh gjithçka, nga ushqimet tradicionale të vendit, tek ato italiane, po ashtu dhe tek ushqimi grek. Rakinë e kemi provuar, por unë jam në drejtim të makinës, prandaj e pi vetëm në mbrëmje”, – tha zotëria nga Viena, nga sheshi “Skënderbej”.
Te Pazari i Ri u njohëm me tri zonja nga Holanda. “Ne jemi nga Holanda. Ne erdhëm tani të shikonim Pazarin, duam të shkojmë në Berat, te Pazari i Krujës. Duam të shkojmë dhe për plazh. Shqipërinë e gjetëm përmes internetit. Ne kemi kohë të limituar, tri ditë dhe duhet të bënim disa zgjedhje. Kështu që zgjodhëm Shqipërinë, kishim informacion përmes internetit se këtu janë të gjitha afër”, – thanë zonjat nga Holanda.
Në afërsi të “Bunk’art” një djalosh na rrëfeu se ishte i tërhequr nga kultura e vendit tonë. “Unë jam nga Rumania. Ne thjesht po kalonim nga Shqipëria, kaluam nga Durrësi, përgjatë bregdetit. Sot erdhëm në Tiranë. Është interesante, ka një kulturë ndryshe dhe mjaft tërheqëse”, – tha djaloshi rumun.
Dy të rinj, njëri nga Holanda e tjetri nga Kanadaja, të cilët po shëtisnin në po të njëjtën zonë, theksuan se ishin mjaft të kënaqur nga vendi ynë. “Kemi 7-8 orë këtu dhe Tirana është shumë e këndshme. Kemi ngrënë një vakt dhe ushqimi ishte shumë i mirë. Nesër do të ikim në zonën jugore bregdetare: Dhërmi, Vlorë, Sarandë. Unë erdha këtu dy vite më parë dhe ndenja një ditë, dhe një miku im shqiptar më sugjeroi të vizitoja bregdetin”, – tha njëri nga djemtë, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Një çift nga Londra treguan se një prej atraksioneve që kishin pëlqyer ishte Muzeu. “Ne kemi dy ditë këtu dhe jemi të drejtuar nga një guidë e mrekullueshme. Lexuam pak për Shqipërinë dhe u njohëm me faktin se është hapur tashmë për turistët dhe donim ta shikonim vetë me sytë tanë. Shëtitëm gjatë mëngjesit përreth qytetit. Qendra ishte e mrekullueshme. Muzeu ishte fantastik, objektet në muze ishin tërheqëse”, – tha zonja nga Londra.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare Regi Beck GmbH në Regensdorf ofron kuzhinën tradicionale shqiptare dhe atë italiane ndërsa pjesa e furrës...
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës