Futboll
Tifozët e Liverpoolit reagojnë për mosaktivizimin e Shaqirit
Shaqiri në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Newcastlet, të cilën Liverpooli e fitoi 3:1, u aktivizua në gjashtë minutat e fundit të ndeshjes
Shumë prej tifozëve të Liverpoolit janë të bindur se trajneri Juergen Klopp po i bën padrejtësi Xherdan Shaqirit, pasi insistojnë se ai meriton minutazhë më të madhe, përcjellin mediumet angleze të hënën.
Shaqiri në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Newcastlet, të cilën Liverpooli e fitoi 3:1, u aktivizua në gjashtë minutat e fundit të ndeshjes.
Për Shaqirin kjo ishte vetëm ndeshja e dytë këtë edicion në Premier League, ku në total ka regjistruar 11 minuta lojë.
“Ndiej keqardhje për Shaqirin. Çfarë duhet të bëjë ai më shumë për ta luajtur një ndeshje si titullar”, kishte shkruar një tifoz i Liverpoolit në Twitter, duke nxitur reagime të shumta të të tjerëve. “E shoh Shaqirin të largohet në janar”, ishte postimi i një tifozi tjetër.
Shaqiri 27-vjeçar, verën e shkuar iu bashkua Liverpoolit dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Ai karrierë ka bërë edhe te Stoke City, Interi, Bayern Muencheni e Baseli shkruan Kohanet, percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












