Futboll

Tifozët e Fenerit, me kërkesë interesante për klubin kur shënon Muriqi

Muriqi në dy ndeshje për Fenerin arriti që të shënojë dy gola, kurse më kruciali ishte në derbin kundër Istanbull Basaksehir

Sulmuesi kosovar është njëri prej futbollistëve më të përfolur në Stamboll dhe duket se tani tifozët e Fenerit kanë nisur që të kenë edhe kërkesa të veçanta për klubin e tyre

Muriqi në dy ndeshje për Fenerin arriti që të shënoj dy gola, kurse më kruciali ishte në derbin kundër Istanbull Basaksehir. Kështu “12 Numara”, që është njëri prej grupeve më të njohura të tifozëve i Fenerbahçes.

Këta tifozë kanë kërkuar që pasi të shënojë gol Muriqi, në stadium të lëshohet kënga e Bes Kallakut “Skifterja ime”, të cilën ai e pat realizuar pasi u martua me Xhensila Myrtezajn.

Muriqi e ka këtë këngë të preferuar të tij dhe shpesh është parë duke e kënduar në rrjetet sociale dhe ambiente private. Këtë javë, Muriqi pritet që të përballet kundër Trabzonsporit të Denis Avdiajt përcjell Albinfo.ch.