Sport
Tifozët shqiptarë e kallin Palermon
Tifozëria shqiptare kësaj here ishte e heshtur e krijonte pak ovacione, por gjëmimin më të madh e dha përmes fishezjarrëve që ishte një shëmti që duhet ndalur.
Loja e humbur mbrëmë ndaj Italisë do të mbetet një kujtim i hidhur për të gjithë ata shikues që ishin në stadiumin “Renzo Barbera”. Grupe të tifozërisë nga sektori ku ishin te vendosur “Illyrian Elite” dhe “Plisat” kanë hedhur me dhjetëra fishekzjarre në fushë, gjë që ka shtyrë arbitrin ta ndalë lojën për disa minuta.
Hedhja e një fishekzjarri nga sektori i “Plisave” në tribunën e tifozërisë italiane, ka provokur një reagim të fuqishëm të tifozërisë italiane, e cila bërtiste nxirrni, nxirrni jashtë…
Kjo sjellje e shëmtuar e disa tifozëve nuk është pritur aspak mirë as nga tifozët shqiptarë.
“Ishim tifozëria më e mirë e më simpatike në Francë. Kishim lënë përshtypjet më të mira në Lens ndaj Zvicrës, në Marsej ndaj Francës dhe në Lion ndaj Rumanisë, duke bërë që të na duartrokasin të gjitha mediat ndërkombëtare dhe tani vetëm pas disa muajsh po e humbim këtë epitet nga shkaku i disa huliganëve të papërgjegjshëm”, thotë Nikoll Pervorfi, i cili kishte udhëtuar nga Zvicra në Palermo të Italisë për të parë përballjen e shumëpritur mes italianëve dhe shqiptarëve.
Nga ajo që është dëgjuar, grupi i tifozëve që hidhnin fishekzjarre, kërkonin lirimin e Ramushit.
“Liri për Ramushin” është dëgjuar disa herë thirrja e tyre mes tymit e flakës që nuk dukej më asgjë”.
Ajo çfarë mbase nuk mund ta dinë futbolldashësit, është se grupi i tifozërisë “Illyrian Elite” ka bërë shfaqjen e parë publike, me ndezje të fishekzjarrëve vetëm, pas mbarimit të kampionatit Europian, në Vaduz në lojën Liechtenstein-Shqipëri dhe tani në lojën e dytë jashtë vendit, përballë Italisë, ku i dhanë stadiumit pamjen e vullkanit Etna. Kurse për “Plisat” nga ku ka fluturuar fishekzjarri në pjesën e tifozëve italianë është një gjest i turpshëm për ta dhe për të gjithë ne që duam të shohim futboll. Megjithatë, në bisedë me disa nga tifozët e Plisave, ata thanë se ai fishekzjarri ra aksidentalisht në sektorin e tifozëve vendas.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor