Lajme
Ticino kërkon hapjen e restoranteve më së voni më 22 mars, Uri, më 1 mars
Këshilli qeveritar i Ticinos në thelb dëshiron që faza e dytë - e planifikuar nga 1 prilli - të sillet përpara, më 22 mars
Qeveria e Kantonit të Ticinos i konsideron hapat e planifikuar për të zbutur masat e koronës si tepër modestë, si për nga koha ashtu edhe nga përmbajtja, raporton srf.ch.
Sipas saj restorantet dhe baret duhet të hapen jo më vonë se më 22 mars, transmeton albinfo.ch. Kjo të bëhet të paktën gjatë ditës dhe sipas planeve të njohura të mbrojtjes, shkruan qeveria kantonale në një komunikatë të dielën.
Qeveria e kërkon këtë edhe në lidhje me festat e ardhshme. Ajo shprehet kundër propozimit feederal që të hapen vetëm tarracat dhe ambientet e jashtme. Kjo masë është shumë kufizuese, e vështirë për tu mbështetur dhe diskriminuese në raport me restorantet që nuk kanë hapësirë të jashtme.
Këshilli qeveritar në thelb dëshiron që faza e dytë – e planifikuar nga 1 prilli – të sillet përpara, më 22 mars.
Kantoneve që kërkojnë hapje më të shpejtë të restoranteve u është bashkuar edhe Kantoni i Urit.
Për këshillin qeveritar është e rëndësishme hapja e shpejtë, duke i dhënë popullsisë një perspektivë drejt ndërtimit të besimit, përcjell albinfo.ch Këshilli qeveritar bie dakord për hapjen e kujdesshme, graduale të propozuar nga federata. Por, në disa pika, megjithatë, ai dëshiron të shkojë më larg se Këshilli Federal:
Duhet të lejohet hapja e zonave të jashtme në hotelieri nga 1 marsi.
Përveç kësaj, për aktivitetet fetare (shërbimet e kishës), këshilli qeveritar bën thirrje për klauzola të përshtatshme përjashtimi në lidhje me festat e ardhsme si Pashkët, Rrëshajat etj.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












